“Fushata pro ose antiamerikane, rreziku i zgjedhjeve në Europë”

  • 19 February 2017 - 23:32
“Fushata pro ose antiamerikane, rreziku i zgjedhjeve në Europë”

Vendet europianë që shkojnë në zgjedhje këtë vit duket të jenë të kujdesshme të mos i zhvillojnë fushatat e tyre me frymën pro ose anti amerikane.

Është ky shqetësimi që është ngritur në konferencën e sigurisë në Munih të Gjermanisë dhe ka qenë pikërisht drejtuesi i saj Wolfgang Ischinger që e ka quajtur një rrezik që duhet minimizuar.

“Pyes vetën se çfarë mund të bëjmë për të minimizuar rreziqet që mund të vijnë nga fushatat elektorale të zgjedhjeve europiane, veçanërisht nga ata që identifikohen si pro apo anti-amerikane. Më fjalë të tjera ka një rrezik me të cilin ne do të përballemi”, u shpreh Ischinger në fjalën e tij mbyllëse të ditës së fundit të konferencës, transmeton OraNews.

Ndërkohë në tre ditë punime, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar kërkesën e tyre për më shumë investime mbi mbrojtjen nga Gjermania dhe vendet e tjera europiane.

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha se dështimi i tyre për të përmbushur 2 për qind të shpenzimeve ushtarake për NATO’n po gërryen themelet e Aleancës Atlantike.

Në mbyllje të vizitës së tij në Gjermani, Pense i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Karen dhe vajza Sharlote vizitoi ish-kampin e përqendrimit Dachau, i ndërtuar nga nazistët në vitin 1933 dhe që shërbeu si model për ndërtimin e kampeve të tjera në të gjithë Gjermaninë.

Gjatë 12 viteve të ekzistencës së tij në këtë kamp u regjistruan 32 mijë vdekje.

(Kosova Sot)