Hajdutët futen në shtëpinë luksoze të familjes së Bin Laden

  • 20 February 2017 - 20:35
Hajdutët futen në shtëpinë luksoze të familjes së Bin Laden

Disa hajdutë kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e familjarëve të sheikut të terrorit, Osama bin Laden, që ndodhet në shëtitoren luksoze Montaigne, në Paris.

Sipas mediave franceze, hajdutët kanë kaluar nga çatia dhe janë futur në banesë përmes dritares. Ata kanë arritur të hapin kasafortën, por për fatin e tyre të keq ajo ishte bosh.

Apartamenti i familjes së sheikut, 200 metra katrorë, në momentin e bastisjes ishte i boshatisur.

Policia gjyqësore parisiene ka nisur një hetim dhe dyshon se, hajdutët nuk ishin në dijeni të faktit që shtëpia ishte marrë me qira nga familja e pasur Bin Laden.

(Kosova Sot)