Delawie: Mos i kërcënoni ata që votojnë Demarkacionin (Foto)

  • 23 February 2017 - 19:53
Delawie: Mos i kërcënoni ata që votojnë Demarkacionin (Foto)

Greg Delawie Ambasadori amerikan në Kosovë,  ka mirëpritur punën e Komisionit për matjen e territorit lidhur me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai përmes një deklarate në rrjetin e tij social Twitter, ka thënë se çdo kërcënim që u bëhet zyrtarëve publik për votën e tyre për demarkacionin, është i dënueshëm.

 “Mirëpres punën profesionale të Komisionit për Marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit dhe dënoj çdo kërcënim drejtuar zyrtarëve publik rreth votës së tyre për demarkacionin. Kjo është e papranueshme në demokraci”, ka shkruar ai

(Kosova Sot)

Image