Aksident me fatalitet në Fushë-Kosovë, ndërron jetë një 20 vjeçare

  • 23 February 2017 - 20:16
Aksident me fatalitet në Fushë-Kosovë, ndërron jetë një 20 vjeçare

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa minutave në Fushë Kosovë, derisa e vdekur në vend ka mbetur një vajzë 20 vjeçare.

Zëdhënësja në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetie ka konfirmuara rastin për Gazetën Kosova Sot ku ka treguar se personi që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar.

“Rreth orës 17:45 policia ka marrë një thirrje për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Janë përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Personi që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot)