Rrëmbehet një deputet në Ukrainë (Foto)

  • 23 February 2017 - 21:20
Rrëmbehet një deputet në Ukrainë (Foto)

Persona të panjohur kanë rrëmbyer deputetin, Aleksej Gonçarenko, njëherësh edhe zëvendëspresident i bllokut të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenkos.

Përfaqësuesi i bllokut të Petro Poroshenkos, Igor Gryniv nëpërmjet një njoftimi në parlament ka konfirmuar se Gonçarenko është rrëmbyer në qytetin Odesa, nga ana e personave të panjohur.

Gryniv ka theksuar se forcat e sigurisë urgjentisht duhet të formojnë ekipe speciale për gjetjen e Gonçarenkos.

Edhe kryetari i Parlamentit, Andrej Parubij, ka bërë apel te forcat e sigurisë për gjetjen e Gonçarenkos.

Autoritetet bëjnë të ditur se Gonçarenko pas seancës plenare ka shkuar urgjentisht në Odessa dhe më pas nuk është marr asnjë lajm nga ai.

(Kosova Sot)