Mustafa: Marrëveshjet në Bruksel përmbyllen me njohjen e Kosovës nga Serbia

  • 23 February 2017 - 21:39
Mustafa: Marrëveshjet në Bruksel përmbyllen me njohjen e Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se dialogu me Serbinë do të vazhdojë, kurse ka theksuar se mund të mbahet një takim në nivel të lartë.

Megjithatë, Mustafa është shprehur se dyshon se takimet mund të mbahen në pjesën e parë të këtij viti, për shkak të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në Serbi. Kryeministri ka thënë se në bisedimet e Brukselit pritet që marrëveshjet e arritura të përmbyllen me njohjen e Kosovës shtet, nga ana e Serbisë.

“Nuk mund t`i zgjidhim këto çështje pa dialog. Ne mund ta kemi një takim të nivelit të lartë. Por dyshoj që mund të kemi takime në pjesën e parë të këtij viti, sepse Serbia hyn në zgjedhje. E kemi problemin e energjisë, pastaj transportin hekurudhor, ajror. Mendojmë që t`i përmbyllim marrëveshjet me njohjen e Kosovës shtet nga ana e Serbisë dhe t`i zhvillojmë interesat tona politike. Por, assesi që ne të merremi për kohë të gjatë me këto çështje”, ka thënë ai për një Televizion lokal.

Ndryshe, duke folur rreth transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, Mustafa është shprehur se ndryshimet kushtetuese duhet të presin. Deri sa, ka thënë se Kosova duhet të dëshmojë përpjekjet e saj para NATO-s dhe SHBA-së, e tek atëherë të bëhet transformimi.

(Kosova Sot)