Moisiu thotë se Kosova nuk bën të marr vendime pa koordinim me SHBA’të e BE’në

  • 20 March 2017 - 20:22
Moisiu thotë se Kosova nuk bën të marr vendime pa koordinim me SHBA’të e BE’në

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha se institucionet e Kosovës nuk mund të lëshohen në aventura dhe të marrin vendime për themelimin e ushtrisë pa koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Moisiu thotë se ka hapësirë që Ushtria e ardhshme e Kosovës të bëhet edhe pa ndryshime kushtetuese.

“Mendimet dhe veprimet janë të drejta por duhet një alternim më i mirë. Është humbur kohë shumë sepse që kur është kritikuar FSK’ja, pas pese vjetëve jepej e drejta shtetit të Kosovës që ta ripunonte ligjin për FSK’në. Por edhe me atë ligj ka pasur shtigje që mund të ishin shfrytëzuar për të fuqizuar FSK’në pa shkelur as Kushtetutën dhe as ligjin në të cilin ajo bazohet. Megjithatë, unë them se kërkesa dhe problemi është i drejtë. Kosova duhet të ketë ushtri sepse është shtet i pavarur”, tha Moisu për një televizion lokal.

(Kosova Sot)