Injorojnë padinë e "Kosova Sot", drejtësia kosovare "dorë e zgjatur" e Vuçiqit - Lajme - Kosova Sot
Injorojnė padinė e "Kosova Sot", drejtėsia kosovare "dorė e zgjatur" e Vuēiqit

Injorojnė padinė e "Kosova Sot", drejtėsia kosovare "dorė e zgjatur" e Vuēiqit

Rudaku: "Kosova Sot", edhe si emër, edhe si tekst, edhe si vend ku shtypeshin librat në gjuhën shqipe, ishte pjesë e papranueshme për regjimin serb.

Mbaj mend se serbët gjetën shkas që gazetën ta hedhin në gjyq, që ta dënojnë fillimisht për një kalendar të botuar në numrin e Vitit të Ri 1998 -1999, ku ishte bërë një prezantim i jashtëzakonshëm i Brigadës 111 të UÇK-së. Ndërsa ajo që ndodhi më 24 mars 1999 nuk ishte ndonjë afekt i pushtetit gjenocidal serb në Kosovë apo reagim ndaj bombardimeve të NATO-s, por ishte thjesht një hakmarrje e paramenduar ndaj familjes Kadriu dhe gazetës 'Kosova Sot'". Me djegien e ambienteve dhe shkatërrimin e shtypshkronjës së gazetës u shkaktuan dëme të mëdha, por habitem se përse sot e atë ditë jo ndihma të meritueshme financiare, por as edhe një mirënjohje apo dekoratë nuk iu nda kësaj familjeje, apo të paktën gazetës 'Kosova Sot', për kontributin e saj të madh në luftën tonë çlirimtare!", thekson profesor Haqif Mulliqi,raporton Gazeta Kosova Sot

Më 11 mars janë mbushur plot 18 vjet që kur regjimi serb, përmes vendimit të Gjykatës së Prishtinës, të instaluar në Prishtinë, me urdhër të ish-ministrit të Informacionit, Aleksandër Vuçiq, dhe pa ftesë e pa e mbajtur as edhe një seancë gjyqësore, e dënoi gazetën "Kosova Sot" me mbi 300 000 DM, për shkak të politikës editoriale të gazetës, sikur që ishte mbulimi i aktiviteteve të luftëtarëve të UÇK-së, mbulimi i ofensivave nga vendi i ngjarjes dhe politika editoriale kundër regjimit të Milosheviqit. Regjimi i atëhershëm nuk është kënaqur vetëm me kaq, por e ka ndjekur këtë gazetë hap pas hapi, në tentativë për ta shkatërruar me themel. Për shkak që gazeta nr. 1, "Kosova Sot", u bë halë në sytë e këtij regjimi vrastar e piroman, më 18 mars 1999 regjimi serb e hodhi në aksion policinë dhe e ndaloi botimin e gazetës më të madhe në vend,"Kosova Sot". Gazeta u konfiskua në të gjitha pikat e shitjes në tërë Kosovën dhe rrjetit të shitjes iu konfiskuan gazetat edhe nëpër veturat shpërndarëse, derisa kulmi i hakmarrjes ishte sulmi mbi shtypshkronjën dhe djegia e saj me themel në momentin e fillimit të bombardimeve të NATO-s. Mirëpo, gazeta "Kosova Sot", me gjithë sfidën e rëndë nëpër të cilën kaloi,u ringjall dhe e rimori tregun medial. Sidoqoftë, me gjithë sfidat nëpër të cilat ka kaluar kjo gazetë, në ditët më të vështira, për informim të drejtë të qytetarit dhe opinionit ndërkombëtar, në funksion të luftës për liri, klasa politike e pasluftës asnjëherë nuk ia njohu kontributin dhe meritat që gazeta "Kosova Sot" dha për çlirimin e Kosovës, duke sakrifikuar tërë pasurinë dhe investimet e botuesit të gazetës, duke raportuar nga frontet e luftës, duke u bërë zë i luftës dhe i qytetarëve anekënd Kosovës, por kjo gazetë pikërisht për shkak të politikës së pavarur editoriale iu bë halë në sy të gjitha qeverive të pasluftës. Edhe drejtësia kosovare po heziton ta adresojë në mënyrë të drejtë padinë e ushtruar nga kjo gazetë për ta realizuar të drejtën e kompensimit material. Të vetmit që i mbetën besnikë politikës së pavarur editoriale të gazetës janë lexuesit, zë i të cilëve ka qenë, është dhe do të vazhdojë të mbetet gazeta "Kosova Sot", të cilët edhe tani, në vitin e 19-të të botimit, e lexojnë më së shumti, duke bërë kështu që gazeta të prijë bindshëm në tregun medial të Kosovës, më saktësisht të prijë mbi 50% të tregut të medieve të shkruara në Kosovë.

Zeqa: Hakmarrje e tmerrshme e pushtuesve serbë ndaj gazetës Analistë politikë dhe njohës të rrugë- timit të kësaj gazete, që nga themelimi e vlerësojnë si tepër të rëndë- sishëm rolin e saj në të kaluarën dhe sot, por njëkohësisht e shohin të padrejtë heshtjen e drejtësisë kosovare edhe karshi këtij rasti, sikur edhe të fatit të qytetarëve të Kosovës që pësuan gjatë luftës nga soldateska serbe."Gazeta 'Kosova Sot' ishte edhe në atë kohë një medium i fuqishëm, që përkrahte shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe në këtë drejtim kishte një politikë kombëtare të orientuar në shtetndërtim. Duke parë këtë regjimi serb i asaj kohe okupues kishte orientuar strategjinë e vet kah shkatërrimi i medieve shqipe në Kosovë, andaj një nga caqet serbe ishte edhe gazeta"Kosova Sot",së cilës iu bënë dëme të konsiderueshme në teknikë dhe në infrastrukturë. Është shkatërruar ndërtesa dhe pajisjet dhe duke shkatërruar atë gjatë luftës dëmi bëhet edhe më i madh, duke kujtuar faktin se ishte dënuar me të holla nga regjimi serb në vitet e 90-ta. Pra,"Kosova Sot" ishte një zë i fuqishëm i demokracisë dhe i politikës në vend. Me një politikë redaktuese të asaj kohe kishte kontribuar drejtpërdrejt në momentet kyçe të zhvillimit të politikës në vend dhe në kohën e zhvillimeve të bisedimeve në atë kohë në Rambuje", theksoi analisti Blerim Burjani. Ai thotë se për padinë ndaj Serbisë të gazetës "Kosova Sot" duhet të bëhet dhe kompensimi si e drejtë e patjetërsueshme. "'Kosova Sot' ka të drejtë ta padisë Serbinë në gjykata ndërkombëtare për dëmet e bëra këtij mediumi gjatë vitit 1999, kështu që dëmet e bëra të kompensohen, sepse ato u bënë nga regjimi gjenocidal serb", theksoi analisti Burjani. Edhe analisti politik Florim Zeqa theksoi se roli dhe kontributi i gazetës "Kosova Sot" në kohët më të vështira për vendin është i madh, madje kolosal. "Përveç përhapjes së të vërtetës në rrethanat e pushtimit klasik, ishte bërë zë i fuqishëm i luftës çlirimtare dhe armë e fuqishme kundër regjimit kriminel të Milosheviqit. Jo vetëm kaq, në shtypshkronjën moderne të gazetës, asokohe shtypeshin edhe librat shkollorë në gjuhën shqipe dhe materialet e tjera shkollore me logo të Republikës së Kosovës. Pikërisht këto ishin shkaqet që motivuan regjimin barbar serb të Milosheviqit që më 24 mars 1999, në ditën e parë të bombardimeve të NATO-s, vetëm dy orë pasi që filluan bombardimet, të zgjedhë gazetën numër 1. në Kosovë dhe shtypshkronjën më moderne të kohës si cak të sulmit piroman me flakëvënien, djegien e shkatërrimin e mbi 3000 metrave katrorë të hapësirave të shtypshkronjës së gazetës 'Kosova Sot', me pajisjet më të avancuara në rajon, në vlerë mbi 5 milionë euro. Kjo ishte hakmarrje e tmerrshme e pushtuesve serbë ndaj gazetës, pasi që roli i saj dhe ndikimi i gazetës ishte një goditje shumë e madhe kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit, përhapja e së vërtetës së luftës çlirimtare nga gazeta ishte bërë pengesë e papërballueshme dhe përgjigje e ashpër ndaj propagandës përçarëse dhe shkatërrimtare të politikës serbe ndaj popullit të Kosovës", u shpreh analisti Florim Zeqa.

Kelmendi: "Kosova Sot" ishte në shërbim të kombit Të pazëvendësueshëm e sheh rolin e gazetës "Kosova Sot" në kohën e ditëve të vështira të luftës edhe Jeton Kelmendi, sipas të cilit lufta propagandistike e drejtë kundër regjimit nga kjo gazetë bëri që armiku edhe t'i hakmerret aq sa mundi. "Regjimi serb ishte i tillë, që dënonte madje edhe vriste njerëz të pafajshëm në Kosovë. Gazeta'Kosova Sot' ishte në shërbim të kombit gjatë luftës me punën e vetë, duke përcjellë luftën dhe UÇK-në në përgjithësi. Është gazetë që nisi punën në kohë të vështira dhe dëmet që ia shkaktoi Serbia nuk e ndalën, për çka duhet çmuar këtë punë. Sa i përket gjykatës, mendoj se duhet që Serbia t'i paguajë herët a vonë dëmet e shkaktuara, ndërsa institucionet e Kosovës duhet të këndellen dhe të padisin Serbinë në Gjykatën ndërkombëtare dhe "Kosova Sot", por edhe të gjithë të dëmtuarit kosovarë të ndiejnë drejtësinë. Fakti se Vuçiq ishte ministër i asaj kohe tani duhet t'i turpërojë Thaçin e Mustafën, të cilët turren për të bërë marrëveshje me të", theksoi analisti Jeton Kelmendi. Edhe deputeti Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, ishluftëtar i UÇK-së, thotë se "Kosova Sot" ndau fatin e njëjtë me popullin përballë regjimit serb, prandaj edhe u ballafaqua me gjithë atë reprezalje dhe terror të regjimit, derisa institucionet e Kosovës, fillimisht nën administrimin e UNMIK-ut e tani edhe pas pavarësisë, nuk po i njohin ato merita dhe atë kontribut. "Serbia pati filluar realizimin e operacionit patkoi për të zhdukur çdo gjë që është shqiptare dhe që frymon shqip, për të shkatërruar gjithçka përmes shkatërrimit edhe fizik të objekteve, duke përfshirë këtu gjithë pasurinë e Kosovës, ku bën pjesë edhe redaksia e gazetës "Kosova Sot", e cila ka frymuar dhe folur shqip në atë kohë, kur pakkush ka guxuar të flasë kundër regjimit. Mirëpo, për fat të keq, organet e drejtësisë që një kohë janë udhëhequr nga ndërkombëtarët në kombinim me vendorët nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim dhe gjithë ai shkatërrim nuk është gjykuar nga drejtësia kosovare, për fat të keq", është shprehur Berisha.

Mulliqi: "Kosova Sot" afirmoi dhe fuqizoi vetëdijen qytetare për liri dhe pavarësi të Republikës sonë Edhe profesor Haqif Mulliqi vlerëson se fillimi i botimit të gazetës "Kosova Sot" në kohë lufte ishte cilësuar si "mision i pamundur" nga shumëkush, përveç familjes Kadriu. Ai thotë se ishte koha kur në Kosovë ishin djegur qytete dhe fshatra dhe kështu jo vetëm se ishte zvogëluar tregu si dhe mundësia për shpërndarje të gazetës, por edhe zjarret e luftës shiheshin si problem për gazetat ekzistuese, se lëre më për krijimin e një ditoreje të re, me profil liridashës."Disi gjithçka dukej utopike atëbotë. Meqë edhe vetë isha pjesë e nismës së gazetës 'Kosova Sot', që në fillim u entuziazmova me dy gjëra: me emrin e gazetës (Ruzhdiu dhe Margarita më treguan një kopje të gazetës së njohur USA TODAY, duke më shpalosur vendimin për emër të gazetës, e që fliste edhe për një orientim amerikan) dhe, së dyti, për mua ishte veçanërisht inkurajues fakti kur thanë se gazeta do ta mbështeste pa rezervë dhe pa ekuivok, sinqerisht, luftën çlirimtare dhe UÇK-në", është shprehur Mulliqi. Sipas tij, doli të ishte pikërisht e këtillë."'Kosova Sot' ishte në të gjitha frontet e luftës së Kosovës dhe lufta e lavdishme përmes saj u përhap gjithandej ku jetonin shqiptarët - edhe në diasporë", kujton Mulliqi. Ai shton se mbi të gjitha gazeta afirmoi dhe fuqizoi vetëdijen qytetare për liri dhe pavarësi të Republikës sonë. "Pa kompromise, mbaj mend se serbët gjetën shkas që gazetën ta hedhin në gjyq, që ta dënojnë fillimisht për një kalendar të botuar në numrin e Vitit të Ri 1998 - 1999, ku ishte bërë një prezantim i jashtëzakonshëm i Brigadës 111 të UÇK-së. Por, mendoj arsyeja e këtij veprimi obskurantist serb ishte mbi të gjitha, që t'i frikësojnë t'i frikësojnë drejtuesit dhe pronarët e gazetës dhe, thjesht, t'i paralajmërojnë, e mbi të gjitha kërcënojnë ashpër, lidhur me gazetën në përgjithësi dhe përmbajtjet e saja të rrezikshme për pushtuesin. Ndërsa ajo që ndodhi më 24 mars 1999 nuk ishte ndonjë afekt i pushtetit gjenocidal serb në Kosovë apo reagim ndaj bombardimeve të NATO-s, por ishte thjesht një hakmarrje e paramenduar ndaj familjes Kadriu dhe gazetës'Kosova Sot'", thotë Mulliqi. Ai shton se e di që me djegien e ambienteve dhe shkatërrimin e shtypshkronjës së gazetës u shkaktuan dëme të mëdha, por habitet se përse sot e atë ditë, jo ndihma të meritueshme financiare, por as edhe një mirënjohje apo dekoratë nuk iu nda kësaj familjeje, apo të paktën gazetës "Kosova Sot", për kontributin e saj të madh në luftën tonë çlirimtare! 

Rudaku: "Kosova Sot" duhet të mos dorëzohet, padinë ta bëjë në Gjykatën ndërkombëtare Po aq të rëndësishëm e vlerëson rolin e gazetës "Kosova Sot" në luftë dhe në paqe edhe Avni Rudaku. "Kosova Sot", edhe si emër, edhe si tekst, edhe si vend ku shtypeshin librat në gjuhën shqipe ishte pjesë e papranueshme për regjimin e atëhershëm serb. Hakmarrja ndaj SHBA-së e NATO-s ishte mënyrë e përmbushjes së pafuqisë ushtarake e politike për të luftuar aktorët e pafuqishëm shqiptarë në Kosovë. Atyre u ka penguar edhe emri i vetë gazetës, sepse do ta donin "Kosovo" e jo "Kosova Sot"! Ata do të donin që gazeta ta cilësonte grupin gueril kosovar si grup terrorist dhe këtë nuk arritën ta impononin me asnjë forcë! Ata donin që të digjnin shtypshkronjën, që të digjnin shkronjat shqipe, por nuk arritën! Dëmet që u shkaktuan, do të mund të ktheheshin sikur të kishim politikë të duhur ndaj negociatave me Serbinë dhe faktorin ndërkombëtar, si dhe nëse jemi të përkushtuar të padisim Kosovën edhe si shtet, me një dosje gjigante mbi të gjitha krimet", theksoi Avni Rudaku. "Kosova Sot" duhet të mos dorëzohet, por të ndjekë të gjitha procedurat gjyqësore ndërkombëtare, për të paditur Serbinë rreth këtij rasti piromaniak ndaj shtypshkronjës", theksoi analisti Avni Rudaku. Deputeti Adem Salihaj thekson se gazeta "Kosova Sot"ishte në sy të regjimit të Milosheviqit pasi luajti rol të rëndësishëm në demaskimin e këtij regjimi kriminal. "Si pasojë e kësaj veprimtarie,ajo u ndoq, u dogj dhe u shkatërrua,por asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk e ndërpreu veprimtarinë e saj. Vazhdoi prej atëherë deri më sot të jetë një gazetë me ndikim dhe një dritare e rëndësishme informative", u shpreh Salihaj. "Unë shpresoj shumë se do të vijë dita kur edhe gjykatat e Republikës së Kosovës do ta ndiejnë veten kompetente për t'i gjykuar kriminelët që dogjën e shkatërruan gazetën 'Kosova Sot' dhe kryen të gjitha ato krime monstruoze në Kosovë', u shpreh deputeti Salihaj.

(Kosova Sot)

21 orë e 16 minuta më parë