Stephen Hawking merr lajmin e mirë pas vitesh të tëra të studimit të hapësirës - Lajme - Kosova Sot
Stephen Hawking merr lajmin e mirė pas vitesh tė tėra tė studimit tė hapėsirės

Stephen Hawking merr lajmin e mirė pas vitesh tė tėra tė studimit tė hapėsirės

As viteve të shumta që ka studiuar kozmologjinë, profesori i njohur Stephen Hawking do të ndërmarrë një udhëtim të pazakontë edhe për shkak të rrethanave të tij shëndetësore. Ai po planifikon të udhëtojë vetë në hapësirë.

Richard Branson i ka ofruar fizikanit të njohur një vend në bordin e anijes “Virgin Galactic”. Duke folur në “Good Morning Britani”, Hawking tha se nuk hezitoi duke thënë ‘po’.

Fizikani dhe kozmologu 75-vjeçar, tha se ai nuk e kishte pritur që të kishte një mundësi për të përjetuar hapësirën.

Ai tha se lajmi kishte sjellë gëzim për tre fëmijët e tij.

“Mendova se askush nuk do të më merrte, por Richard Branson më ka ofruar mua një vend në Virgin Galactic, dhe unë i thashë po menjëherë”, tha ai.

Ndërsa një datë për fluturimin nuk është njoftuar ende, “Virgin Galactic” shpreson të dërgoj njerëz në hapësirë për qëllime financiare.

Megjithëse ishte planifikuar një fluturim në vitin 2009, fluturimi nuk u krye që prej atëherë.

(Kosova Sot)

24 minuta më parë