Jep dorëheqje zëvendësministri Lirak Çelaj

  • 20 March 2017 - 22:37
Jep dorëheqje zëvendësministri Lirak Çelaj

Mediat mësojnë se Lirak Çelaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si Zëvendësministër i Drejtësisë.

Arsyeja e kësaj dorëheqje mësohet të jetë angazhimi i tij në Partinë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Kjo është dorëheqja që i është ofruar kryetarit të partisë së PDK-së, Kadri Veseli:

Në koordinim me Kryetarin e PDK-së z. Kadri Veseli, sot dorëzova dorëheqjen time nga pozita e Zëvendësministrit të Drejtësisë.Për arsye se dua të angazhohem më shumë në fitoren e PDK-së në Prishtinë meqë sivjet është vit i zgjedhjeve lokale, poashtu për shkak të angazhimeve të reja në parti qe më kanë dal pasi jam zgjedhur edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të PDK.Dua të falënderoj të gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë dhe poashtu ish-Ministrin e Drejtësisë z. Hajredin Kuçi dhe Ministren e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxhën si dhe gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

(Kosova Sot)