Arrestohet 32-vjeçari nga Elbasani, dhunon mjekun në spital

  • 24 March 2017 - 09:32
Arrestohet 32-vjeçari nga Elbasani, dhunon mjekun në spital

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 32-vjeçari, pasi ka rrahur për shkak të detyrës mjekun e rojes në Urgjencën e Spitalit Kirurgjik Elbasan.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme ku, Andrea Vogli, 32 vjeç banues në Cërrik, në ambientet e Urgjencës në Spitalin Kirurgjik Elbasan, për shkak të detyrës dyshohet të ketë goditur mjekun e rojës së kësaj urgjence, shtetasin A.H, 39 vjeç banues në Elbasan.

Policia thotë se në lidhje me ngjarjen materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

(Kosova Sot)