Vriten gjashtë ushtarakë rusë dhe gjashtë militantë në Çeçeni

  • 24 March 2017 - 09:54
Vriten gjashtë ushtarakë rusë dhe gjashtë militantë në Çeçeni

Agjencitë ruse të lajmeve thonë se janë vrarë gjashtë pjesëtarë rusë të Gardës Kombëtare dhe gjashtë sulmues në një sulm mbi një njësi ushtarake në Çeçeni.

Sipas raportimeve një grup i militantëve u përpoq që të hyjë në bazë i ndihmuar nga një mjegull e dendur në 02:30 paradite sipas kohës lokale më 24 mars.

Gjashtë ushtarë u vranë në betejën që pasoi, dhe ka të plagosur plagosur, citoi të ketë thënë agjensia shtetërore TASS një përfaqësues anonim të forcave të Gardës Kombëtare.

Përfaqësuesi tha se gjashtë sulmuesit janë vrarë dhe se ata nuk kanë arritur që të hyjnë brenda në njësinë ushtarake.

Ky ishte numri më i madh i të vdekurve në luftimet në Çeçeni qe një kohë të gjatë.

Ky rajon kryesisht mysliman në Kaukazin e Veriut u shkatërrua nga dy luftërat post sovjetike në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve.

Dhuna është zvogëluar, por kryengritja islamike vazhdon në Çeçeni dhe në rajone të tjera të Kaukazit të Veriut.

(Kosova Sot)