Identifikohet viktima e katërt nga sulmi në Londër

  • 24 March 2017 - 10:48
Identifikohet viktima e katërt nga sulmi në Londër

Një 75-vjeçar thuhet se është viktima e katërt që vdiq në urën “Westminster” në Londër. Policia ka treguar emrin e tij, Leslie Rhodes

Rhodes ishte nga vendi Streatham në jug të Londrës.

Ai ishte personi i tretë që u godit me veturë nga sulmuesi i ISIS në urën “Westminster”, para se ky i fundit të arrinte deri të ndërtesa e Parlamentit, aty ku vrau policin dhe më pas u qëllua për vdekje nga policia, shkruan BBC.

(Kosova Sot)