Bie besimi tek institucionet, FSK- ja dhe Policia mbeten më të besueshmet nga qytetarët

  • 24 March 2017 - 11:31
Bie besimi tek institucionet, FSK- ja dhe Policia mbeten më të besueshmet nga qytetarët

KIPRED  ka mjatur sot  tryezën e rrumbullakët me temën “Monitorimi i sektorit të sigurisë  së Kosovës” peridha Nëntor  2016-Shkurt 2017, raporton Kosova Sot Online.

Me këtë rastë janë prezantuar rezultatet e besueshmerisë  së opinionit publik ndaj institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Mentor Agani, hulumtues  tregoj se  vlerat më të larta te besimit i gëzojne FSK-ja,(3.74%) dhe Policia e Kosovës  3.65% , ndërkaq  vlera të ulta  të besimit nën 2.4%gjatë kësaj periudhe kanë shënuar  6 institicione.

AKI-ja ,2.39%,Presidenti ,2.22% ,Drejtori i Aki-së, 2.14% ,Komisioni parlametar për intelegjencë 2.10% , Ministri i Punëve të Brendshme 2.06 % dhe Kryeministri  2.00%,  dmth  vetëm FSK- ja dhe Policia  gëzojnë  besim të admirueshëm  ndërkaq  6 institucionet   e lartë përmendura qëndrojnë  mjaftë  dobët sa i përket besimit në institucione.
Ndërsa tek dy të tjerat, pra  Ministri i Fsk-së 2.88 %  dhe Komisioni Parlamentar  për Siguri Punë të Brendshme dhe Nbikqyrje të Fsk-së 2.45% ,mbetet me vlera mesatare.


(Kosova Sot)