Meta feston sot 48 vjetorin e lindjes, LRI i bën një urim special (Foto)

  • 24 March 2017 - 12:59
Meta feston sot 48 vjetorin e lindjes, LRI i bën një urim special (Foto)

Kreu i Kuvendit njëherësh edhe Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim feston sot 48 vjetorin e lindjes.

Rastësia ka dashur që kryeparlamentari Meta të mos ketë mundësinë që në ditën e tij të lindjes të jetë në Shqipëri pranë miqve dhe familjarëve të tij, pasi ndodhet në Angli për një vizitë pune.

Por kjo nuk i ka penguar aspak të rinjtë e LRI-së që të surprizojnë Metën, të cilët i kanë bërë edhe një urim të veçantë.

“Edhe 100 datëlindje për Kryeministrin tonë të ardhshëm”, uron duke shprehur njëherazi edhe dëshirën për ta parë Metën kryeministër një eksponent i LSI ndërsa shpërndan edhe këtë mesazh.

(Kosova Sot)