Gaxherri: E përgëzoj gazetën "Kosova Sot", që për asnjë moment nuk u ndal për të na mbajtur të informuar

  • 24 March 2017 - 13:03
Gaxherri: E përgëzoj gazetën

Besa Gaxherri - deputete nga LDK-ja tha se : Të merresh me gazetari, të funksionosh si medium në vitet e 90-ta e sidomos gjatë kohës së luftës, ka qenë jo vetëm sfidë, por sakrificë. Unë përgëzoj dhe uroj gazetën "Kosova Sot", që për asnjë moment dhe me asnjë kusht nuk u ndal për të na mbajtur të informuar sa më drejt dhe saktë. Sa i përket punës në drejtësinë tonë, fatkeqësisht, drejtësia në Kosovë lë për të dëshiruar.

Gjendja jo e mirë në prokuroritë dhe gjykatat tona, reflekton në tërë popullatën paknaqësi, padrejtësi dhe pasiguri. Ne si institucione, por edhe si shoqëri në tërësi duhet të jemi më kërkues dhe më këmbëngulës që të kemi drejtësi për të gjithë.

Image

Ne duhet ta kemi guximin që të cekim emrat, të cilët janë katapultuar në drejtësi dhe nuk i kontribuojnë drejtësisë, që të largohen nga sistemi i drejtësisë. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, nuk mund të jetë i tillë, kur ata të cilët na ndajnë atë drejtësi janë të padenjë.

(Kosova Sot)