OKB: Shkatërrimet e lokaliteteve kulturore mund të jenë krime lufte

  • 25 March 2017 - 18:56
OKB: Shkatërrimet e lokaliteteve kulturore mund të jenë krime lufte

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e ka miratuar një rezolutë, me të cilën dënohet shkatërrimi i lokaliteteve kulturore në zonat e konfliktit, me ç’rast ka konstatuar se palët që fajësohen për këtë shkatërrim, mund të ndiqen për krime të luftës.

Kjo rezolutë e miratuar mbrëmë vonë, ishte e fokusuar në Irak dhe Siri, ku grupi ekstremist, Shteti Islamik, i ka skatërruar lokalitetet e lashta të trashëgimisë kulturore, përfshirë qytetin antik, Palmira.

Masat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishin të kufizuara dhe përqendroheshin vetëm në trafikimin e artikujve të vjedhur kulturor për ta financuar terrorizmin.

(Kosova Sot)