Basha: Do të kemi ekspertizën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA

  • 25 March 2017 - 19:10
Basha: Do të kemi ekspertizën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas kthimit nga SHBA, ka thënë se mesazhet kryesore që moti gjatë vizitës së atjeshme ishin mbështetja dhe përgëzimi për protestën që PD po zhvillon në Shqipëri.

Ai tha të shtunën para protestuesve demokratë se “mori mbështetje nga bashkëpunëtorët e presidentit Trump për kauzat e PD-së”.

“Mesazhi i dytë ishte falënderimi për protestuesit, si një armatë që lufton për lirinë që është e kërcënuar nga krimi, ndërsa mesazhi i tretë është i mbështetjes politike të miqve nga ekipi i Trump për betejën e zgjedhjeve të lira. Do të kemi ekspertizën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA”, tha Basha.

Sipas tij, qëllimi është largimi i qeverisë aktuale dhe krijimi i një qeverie teknike për zgjedhje të lira.

“Me ndihmën e miqve tanë do t’ia dalim në betejën tonë. Erdha me besim ta kauza jonë me mbështetje nga SHBA dhe Brukseli”, tha Basha.

(Kosova Sot)