Shëroi kancerin me bar të grurit!

  • 25 March 2017 - 19:24
Shëroi kancerin me bar të grurit!

“Shumë mjekë thonë se bari i grurit nuk ka kualitet dhe aftësi për vrasjen e kancerit, por unë jam dëshmi e gjallë që ky bar funksionon”, thekson 74- vjeçari, Danny McDonald nga Irlanda

Kur mjekët i thanë plakut 74- vjeçar, Danny McDonald nga Irlanda, se vuante nga kanceri i lukthit, i cili ishte aq i përkeqësuar, saqë me gjasë do ta vriste brenda tre muajve, ai vendosi që t’i injoronte këshillat e tyre, me qëllim që të mos mjekohej me ilaçe të dëmshme, por me ushqime.

Katër vjet më vonë, Danny është shëndosh e mirë, falë protokollit ditor të cilin e ka përvetësuar dhe i cili përfshin edhe pirjen e lëngjeve të barit të grurit. Sipas gazetës “Sunday World”, Danny kishte hetuar se nuk ishte mirë kur i kishte shpërthyer një i thatë në lukth.

Danny kishte vendosur që të provonte metoda të tjera të mjekimit

Pasi e kishin dërguar në spital, mjekët tentonin t’ia ndalnin gjakderdhjen, por më pas panë se Danny, në fakt, kishte një formë të rëndë të kancerit të lukthit, i cili i ishte përhapur në tërë trupin. Ata i kishin propozuar kimioterapi dhe radioterapi (ilaçe dhe rrezatim). Por, për dallim nga shumica e njerëzve, Danny kishte vendosur që të provonte metoda të tjera të mjekimit. Mjekët i kishin thënë se, nëse nuk e fillonte mjekimin menjëherë, do të vdiste për disa javë.

Kur ai iu tregoi mjekëve se ishte shëruar vetëm me bar të grurit të ri, ata kishin mbetur pa fjalë

Mjekët i kishin thënë se, nëse nuk e fillonte mjekimin menjëherë, do të vdiste për disa javë.  Kur ai iu tregoi mjekëve se ishte shëruar vetëm me bar të grurit të ri, ata kishin mbetur pa fjalë.

(Kosova Sot)