Meha: Gazeta "Kosova Sot" për shumë vite është duke u dalë përballë në vazhdimësi këtyre strukturave kaq të fuqishme

  • 25 March 2017 - 19:30
Meha: Gazeta

 Xhevat Meha ekspert i financave ka thënë për gazetën Kosova Sot  se ka shumë vite që Kosova është duke përjetuar zhvillime negative siç janë niveli shumë i lartë i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gazeta "Kosova Sot" për shumë vite rresht sa unë kam qenë aktiv në përcjelljen e qëndrimeve mediatike ka qenë dhe vazhdon të mbetet gazeta numër një në përkushtimin e luftimit të këtyre të këqijave të Kosovës. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë shumë të fuqishme në Kosovë për shumë vite rresht, kjo e vërtetuar me raportet e institucioneve të jashtme që konsiderohen si të pavarura nga zhvillimet në Kosovë. Kur krimi i organizuar dhe korrupsioni janë të fuqishme për shumë shumë vite rresht nënkupton se strukturat kriminale janë shumë organizuara mirë, janë shumë të konsoliduara.

Image

 

Dalja përballë strukturave kaq të fuqishme që e kanë shumë të konsoliduar funksionimin e tyre është në të vërtetë dhënia gjithçkaje nga vetja për të mirën e Kosovës. Gazeta "Kosova Sot" për shumë vite është duke u dalë përballë në vazhdimësi këtyre strukturave kaq të fuqishme. Përgëzime dhe i lumtë gazetës "Kosova Sot"

(Kosova Sot)