Makina e policisë përplaset me një motor, shkupjani në gjendje kritike (Foto)

  • 25 March 2017 - 19:42
Makina e policisë përplaset me një motor, shkupjani në gjendje kritike (Foto)

Në një aksident që ka ndodhur dje në Shkup, mes makinës së policisë dhe një motori, mbeti i plagosur rëndë motoristi dhe i cili është në gjendje kritike.

Dje në ora 18:24 në Shkup ka ndodhur aksident në kryqëzimin e rrugëve “Shën Kliment Ohridski” dhe rrugës “Dimitri Cupovski”. Në aksident janë përfshirë makina e policisë, dhe motori “Yamaha” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.SH. (35) nga Shkupi,.

Në aksident motoristi pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Qendrën emergjente “Nënë Tereza”, i cili është në gjendje kritike.

Poashtu edhe punonjësi i policisë ka pësuar lëndime dhe është mbajtur në Qendrën emergjente.

Me urdhër të prokurorit publik inspektim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i SPB së Shkupit.

(Kosova Sot)