“Ora e Tokës”, pamje mahnitëse nga fikja e dritave nëpër botë (Video)

  • 25 March 2017 - 22:12
“Ora e Tokës”, pamje mahnitëse nga fikja e dritave nëpër botë (Video)

Dritat rreth e rreth botës janë fikur në orën 20:30 të shtunën mbrëma, për të shënuar ngjarjen vjetore, tashmë të dhjetën me radhë, Ora e Tokës, si dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Iniciativa ka nisur më 2007 në Australi nga Fondi Botëror për Botën Shtazore (WWF) kundër emetimeve të dyoksid-karbonit nga ana e njeriut që ndikojnë në ngrohjen e planetit, raporton Reuters.

Më 2017, kjo ngjarje do të shënohet me fikjen e dritave për një orë në 7 mijë qytete përgjatë 172 vendeve, në orën 20:30 të kohës lokale, me qëllim të theksimit të nevojën për të vepruar ndaj ndryshimeve klimatike dhe për ruajtjen e disa megavateve të energjisë elektrike

Në mesin e ndërtesave dhe strukturave të famshme që morën pjesë në këtë aksion janë Shtëpia e Operës, ura Harbour, Parku Luna, Ndërtesa Komunale dhe Kulla Syri e Sidneit, Australi.

(Kosova Sot)