Ja sa milionë dollarë kushton “Jahti i Shpendit”?! (Foto)

  • 25 March 2017 - 22:40
Ja sa milionë dollarë kushton “Jahti i Shpendit”?! (Foto)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është vënë sonte në qendër të vëmendjes pasi që është kapur në një jaht milionësh në Budvë.

Shpend Ahmeti, sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosova - Islanda, është nisur për Mal të Zi, ku siç duket po e priste një shoqëri e niveleve të larta.

Ahmeti shihet duke qëndruar në jahtin luksoz të quajtur “Megalodon”, mirëpo nuk dihet se kujt i takon jahti në fjalë.

Po ashtu nuk dihet as kush ishin nikoqirët e Ahmetit.

“Jahti i Shpendit” sipas një kërkimi në internet mund të kushtojë nga 1 milion deri në 26 milionë dollarë.

Jahte të tilla mund të kushtojnë edhe qindra miliona dollarë. Vlera e jahteve ndryshon varësisht nga gjatësia e tyre dhe luksi që kanë brenda,shkruan lajmi.net.

 

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)