Shala: Gazeta "Kosova Sot" që nga themelimi ka qenë një dritare e informimit korrekt

  • 25 March 2017 - 23:06
Shala: Gazeta

Nikë Shala, avokat : Gazeta "Kosova Sot" që nga themelimi ka qenë një dritare e informimit korrekt në Republikën e Kosovës e cila ka arritur dhe po vazhdon ta përmbushë misionin e një gazetarie profesionale, të pavarur dhe të paanshme, duke i informuar qytetarët drejtë dhe në mënyrë objektive për ngjarjet në vend dhe në botë. Si avokat me përvojë shumëvjeçare shpreh konsideratën time për punën dhe vlerësoj lart rolin dhe kontributin e gazetës "Kosova Sot" në shoqërinë tonë.

Image

Unë kafen e mëngjesit e filloj me gazetën numër një në tregun e shtypit ditor ngase jeni të parët që i informoni lexuesit saktë në të gjitha fushat, në veçanti në fushën e sistemit të drejtë- sisë, edhe pse si gazetë jeni ballafaquar me sfida para, gjatë dhe pas luftës, ju çdoherë në mënyre të suksesshme keni tejkaluar çdo pengesë, andaj stafit të kësaj gazete, themeluesit zotëri Ruzhdi Kadriu dhe ekipit ju uroj punë të mbarë, dhe jam thellë i bindur se do të vazhdoni me këtë ritëm duke dëshmuar guxim profesional dhe informim të drejtë. Përgëzim për kontributin tuaj në kohën para, gjatë dhe pas luftës në luftimin e fenomeneve negative dhe informimi i opinionit në lidhje me ngjarjet në të gjitha periudhat.

(Kosova Sot)