Shpërthim i madh në Liverpul, dëshmitarët e përshkruajnë si ‘zonë lufte’ (Foto)

  • 25 March 2017 - 23:48
Shpërthim i madh në Liverpul, dëshmitarët e përshkruajnë si ‘zonë lufte’ (Foto)

Një ‘shpërthim i madh i gazit’ dyshohet se ka shkatërruar një ndërtesë këtë mbrëmje në New Ferry, Merseyside në Britani. Dyshohet se të paktën 15 persona janë lënduar.

Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur në një dyqan mobilesh ose pompë derivatesh.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje po fotot nga vendi i ngjarjes paraqesin shkatërrim të madh.

Dëshmitarët e kanë treguar ngjarjen si të tmerrshme.

‘Kishte copa xhami në gjithë trotuarin dhe në rrugë. Njerëzit u lënduan. Disa prej tyre janë mbuluar më gjak. Ishte sikur zonë lufte, nuk mund ta besoja’, tha një dëshmitar, transmeton The Mirror.

(Kosova Sot)