Fëmijës rom i kap dorën dera e autobusit, shoferi nuk reagon

  • 29 March 2017 - 22:28
Fëmijës rom i kap dorën dera e autobusit, shoferi nuk reagon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një vajzë e vogël e komunitetit rom i ka ngecur dora tek dera e urbanit dhe shoferi jo vetëm që nuk e ka hapur derën, por vazhdon udhëtimin sikur asgjë mos të kishte ndodhur. Sipas qytetarit që ka shkrepur foton, shoferi nuk e ka vrarë mendjen, pikërisht se vajza ishte rome. Një gjest diskriminues dhe çnjerëzor që ka indinjuar këdo që e ka parë.

(Kosova Sot)