Zv.sekretari amerikan: Vetëm kështu, Kosova mund të formojë ushtrinë

  • 29 March 2017 - 22:34
Zv.sekretari amerikan: Vetëm kështu, Kosova mund të formojë ushtrinë

Zëvendësndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të ndalojnë nismën për bërjen e ushtrisë pa ndryshimet kushtetuese.

Në një intervistë për transmetuesin publik, zyrtari amerikan ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-ve se ushtria duhet të bëhet në një proces gjithëpërfshirës.

“Kërkojmë nga Qeveria, nga Kryetari i Kuvendit dhe të tjerët të përfshirë në këtë nismë që ta tërheqin ligjin derisa procesi konsultativ, procesi i bashkërenditjes të bëhet në pajtim me udhërrëfyesin”, ka thënë ai.

iell

Kjo nuk është hera e parë që gjatë vizitës së tij dy-ditore në Kosovë, ai ka shprehur shqetësimin për mënyrën e bërjes së ushtrisë.

Gjatë një takimi me Ministrin e FSK-së, Haki Demolli, Hoyt Yee ka thënë se Uashingtoni është i shqetësuar që ushtria po tentohet të bëhet në bazë të një ligji.

(Kosova Sot)