Gashi: Nuk ka ndryshime politike nuk mund të ketë as ndryshime juridike

  • 21 April 2017 - 12:43
Gashi: Nuk ka ndryshime politike nuk mund të ketë as ndryshime juridike

Fakti se Gjyqësori kosovar, por edhe sistemi prokurorial në vazhdimësi ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të akuzave nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, flet se KGJK-ja dhe KPK-ja nuk e kanë kryer punën e tyre si duhet dhe në mënyrë efikase. Ndaj, edhe performanca e këtyre dy këshillave deri më tani lë shumë për të dëshiruar, e veçmas pavarësia e Gjyqësorit dhe Prokurorisë.

Avokati Tomë Gashi ka veçuar shkurt se nëse nuk ka ndryshime politike nuk mund të ketë as ndryshime juridike, ngase sistemi është i tillë. "Pra, shumë gjëra varen nga politika dhe duhet të ketë vullnet politik në këtë drejtim", deklaroi për Gazetën "Kosova Sot" avokati Tomë Gashi.

(Kosova Sot)