Dënohet për vrasje amerikani që adhuronte çetnikët serbë

  • 21 April 2017 - 14:03
Dënohet për vrasje amerikani që adhuronte çetnikët serbë

Amerikani Eric Frein (33) dje është shpallur fajtor për vrasje të një polici dhe plagosje të një tjetri, terrorizëm dhe posedim të armëve për shkatërrim në masë.

Frein’in, i cili prezantohej si “çetniku Vuçko” dhe ishte adhurues i ushtrisë serbe, e kërcënon dënimi me vdekje për shkak të vrasjes të cilën e ka kryer më 12 shtator 2014, pas së cilës 48 ditë i ka ikur ndjekjes së policisë duke lënë pas vetes vetëm pakot e cigareve “Drina” dhe mjetet eksplozive.

Prokurori i qarkut Ray Tonkin në fjalën e tij përfundimtare e quajti “çetnikun amerikan” terrorist i cili tentoi të ndërroj qeverinë me ndihmën e plumbave dhe bombave. Edhe pse Frein nuk deshi të prezantoj mbrojtjen e vet, u lexuan deklaratat e tij mbi motivet.

Vetëm joshjet e forta të revolucionit mund të na e kthejnë lirinë të cilën e kemi pasur dikur. Tensionet janë të larta dhe më duket se është koha e duhur që të ndezë zjarrin në zemrat e njerëzve”, ka thënë ai.

Frein është snajperist i aftë. Ishte pjesëtar i grupit Ujku lindor, e cila merrej me simulime të ushtrive nga Evropa Lindore, ndërsa ishte i fascinuar me ushtrinë serbe dhe me njësitin paramilitar famëkeq Ujqin nga Drina.

Në disa dhjetëra fotografi Frein mban uniforma të ndryshme serbe, shajkaçë me kokardë (simbol i çetnikëve) apo beretën me shenja serbe, edhe fotografi të bëra me flamurin serb në Beograd. Amerikani në kanalin e vet në Youtube i publikonte këngët çetnike.

(Kosova Sot)