Aksidentohet makina e Policisë Rrugore - Lajme - Kosova Sot
Aksidentohet makina e Policisė Rrugore

Aksidentohet makina e Policisė Rrugore

Një makinë e Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident gjatë ditës së sotme.

Në foton e publikuar nga “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja “Pro jetës” shihet se makina është dëmtuar në pjesën e përparme të saj, nga përplasja me një automjet tjetër tip Mercedes-Benz.

Sipas informacioneve të para në lidhje me këtë aksident, nuk ka persona të dëmtuar, si në makinën e policisë ashtu edhe në të udhëtarëve të rastësishëm në aksin rrugor. Dëmet janë vetëm materiale.

Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, dhe policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Përplasja ka ndodhur pranë urës së Gjolës.

(Kosova Sot)

 

3 orë e 12 minuta më parë