Shpendin e Dardanin i pret burgu, për bllokimin e investimeve qindramilionëshe

  • 24 April 2017 - 07:55
Shpendin e Dardanin i pret burgu, për bllokimin e investimeve qindramilionëshe

Dardan Grapci: Mendoj se duhet të ndodhë paraburgimi i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, së bashku me grupin e tyre të inkriminuar 

Ka mjaftuar së fundmi një intervistë e gjatë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një televizion kosovar, që ai t`a zbardhë të vërtetën se pse qëllimisht e kishte bllokuar e refuzuar kundërligjshëm lejen e ndërtimit për projektin investiv për hotel dhe qendër tregtare të investitorit privat, Ruzhdi Kadriu, për të ndërtuar hotelin e mirënjohur, brend amerikan, në tokën e vet private në qendër të Prishtinës, edhe përkundër faktit se para vetes ka tri aktvendime të Ministrisë së Ambientit dhe planifikimit hapësinor,si shkallë e dytë, të cilat i kanë ANULUAR dhe SHPALL TË PAVLEFSHME vendimet e kundërligjshme të Komunës së Prishtinës. Mirëpo, Shpend Ahmeti dhe stafi i tij refuzojnë t`i implementojnë vendimet e plotfuqishme të shkallës së dytë. Gjatë kësaj interviste në një televizion kosovar, Shpend Ahmeti deklaron se Stadiumin e Prishtinës planifikon t`ia japë një kompanie private dhe kjo kompani do të ndërtonte stadiumin dhe do të ndërtonte po ashtu edhe dyqane si dhe hotel! Tani, pas këtij rrëfimi të gjatë të Shpend Ahmetit në TV intervistën, me të drejtë opinioni publik dhe analistët e forcojnë dyshimin e tyre se vërtet paska pasur një plan të fshehur nga Shpend Ahmeti, i cili, ngase ishte i paguar dhe urdhëruar nga "Devollët" dhe Baton Haxhiu, sikur edhe nga disa të tjerë nga nëntoka kriminale e Prishtinës, që nga marrja e mandatit për kryetar në dhjetor 2013, ta bllokojë dhe ta refuzojë detyrimisht dhënien e lejes ndërtimore në tokën private të investitorit dhe në të drejtën e tij ligjore, e cila është e ngjitur në fqinjësi me tokën e Komunës së Prishtinës. Sipas tyre, Shpend Ahmeti dyshohet se kishte bërë një pazar të planifikuar, një projekt të ngjashëm, që t`ua japë si shpërblim Devollëve të vet të preferuar 5 hektarë tokë komunale në një lloj bashkë- ortakërie, edhe atë siç e thotë në intervistë bashkë edhe me Stadiumin e Prishtinës, për ta ndërtuar bashkë me hotel dhe një qendër të madhe tregtare në mbi 5 hektarë të tokës publike komunale tek Pallati i Rinisë!!! Ky plan i fshehtë së pari herë ishte zbuluar në nëntor të viti 2016, me rastin e mbajtjes së kon- ferencës së organizuar nga vetë Shpend Ahmeti, si dhe të "investitorëve" të tij të preferuar "Devolli" dhe të tjerët. Tani analistët politikë konsiderojnë së një kryetar i tillë i Prishtinës, si Shpend Ahmeti, tani edhe matrapaz e spekulant, që pas skandalit në jahtin e Blerim Devollit në Budvë e ngrit ketë të fundit në piedestal, duke i thurur elozhe, duhet të gjendet në bankën e të akuzuarve për abuzimet mbi trevjeçare dhe tentim-keqpërdorimet qindramilionëshe, e të cilat bashkë me Dardan Sejdiun dhe kllapën tjetër udhëheqëse tanimë të korporatës fitimprurëse të VV-së i kanë finalizuar për t'i bërë publike pak para fundit të mandatit të tyre 4-vjeçar. Sipas analistëve, tanimë jorastësisht edhe nga shumë deklarata të Shpendit për medie gjatë muajit prill përmendet edhe nga ai vetë mundësia reale e ngritjes së ndonjë aktakuze për shpërdorim, kjo ngase rezulton dyshimi katërçipërisht i bazuar se Ahmeti në bashkëveprim me vartësit e tij të afërt në drejtim të dikastereve më të rëndë- sishme komunale, për afro 4 vjet rresht, qëllimshëm e pandashëm kanë abuzuar me ligjin, duke keqpërdorë pozitën e tyre zyrtare, kanë shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit, duke bllokuar zhvillimin e projekteve zhvillimore investive qindramilionëshe të qytetarëve në tokat e tyre private, me qëllimin për t'i bllokuar e zëvendësuar padrejtësisht e në kundërshtim me Ligjin e ndërtimit, me ndërtime të projekteve të tij dhe të grupit kriminal që i takon në tokat komunale, me ç'rast kishte planifikuar kundërligjshëm tjetërsimin e pronave komunale për hotel e qendra tregtare në zemër të Prishtinës, gjithnjë në kundërshtim me Ligjin e ndërtimit dhe me interesin e qytetarëve prishtinas, por në interesin e përfitimit të tij shumëmilionësh dhe të grupit të tij. Sipas analistëve, të lejosh të ndërtosh hotelin në tokën komunale për investitorin privat të preferuar të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiu (e që sipas analistëve po shihet qartë se janë Devollët) siç duket nuk paraqet problem për krerët komunalë, por të lejohet të ndërtohet hoteli në tokën private ngjitur me këtë tokë komunale, nuk lejohet nga po të njëjtit me arsyetimin banal se kufizoheni me tokë komunale! Gjatë intervistës së fundit të Shpend Ahmetit në një TV, ai vetë deklaroi e potencoi disa herë se, sipas pritjeve të tij, realisht pritet ngritja e aktakuzave për vepra penale nga Prokuroria e shtetit kundër tij dhe skandaleve që rëndojnë mbi të: skandali i Jahtit me Devollët e inkriminuar, skandali i qumështit pluhur kancerogjen nga Çernobili, skandali i Autobusëve me cilësinë dhe çmimet e shtrenjta, të fryra nga Kroacia, për dështimin e punës së Asamblesë komunale, për shkeljet e ligjit dhe të ligjshmërisë në Qeverinë komunale të udhëhequr prej tij, për dhënien e hapësirave në qendër pa ligj e me hile, për bllokimin e kundërligjshëm të investimeve private në tokat e tyre të ligjshme private pas kallëzimeve penale që janë ngritur para 6 muajve dhe shumë ose dhjetëra të tjera kallëzime nga qytetarët, individualisht dhe nga grupe të qytetarëve të dëmtuar nga ai nëpër lagje të Prishtinës!

Image

 

 

"Dalja nga klanet mafioze të Serbisë do të jetë e vështirë për ju"

Analisti Dardan Grapci konsideron se, duke u bazuar në shumë shkelje ligjore që janë bërë nga zyrtarët e komunës së Prishtinës, me bekimin e kryetarit Shpend Ahmeti, ligjshmëria për palët e dëmtuara mund të vendoset në vend vetëm me fillimin e procedurës hetimore dhe prangosjen e shpejtë të Shpend Ahmetit, pasi që ky grup po e sjell realisht në Prishtinë planin korruptiv të banditit Bandiq nga Zagrebi. "Unë mendoj që duhet të ndodhë paraburgimi i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, së bashku me grupin e tyre të inkriminuar, që të përballen me ligjin. Sa i përket z. Bandiq në njëfarë mënyre ka qenë një kriminel, por nga ana tjetër, sa kam dijeni, ka bërë edhe vepra të mira, por sa i përket grupit të Shpend Ahmetit dhe klanit "Pronto", këta në vend se ta mbrojnë popullin nga ndonjë infeksion i mundshëm që mund të hyjë nga Serbia dhe Rusia, këta dalin vetë haptas ku deklarojnë që do të shesin produkte të Serbisë dhe ato kancerogjene nga Rusia. Shtrohet pyetja për Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun, klanin 'Pronto' dhe vëllezërit DEVOLLI, sa qytetarë dhe fëmijë duhet të vdesin nga ky helmim që ju ta kuptoni se jeni vetë ata persona, të cilët me produktet e Serbisë i keni vrarë? Sa persona duhet të helmohen nga qumështi pluhur që ju ta kuptoni që jeni e zeza e vetvetes? Edhe sa kohë duhet ju ta kuptoni se biznesmenët serbë po ju përdorin që ta shkatërroni popullin tuaj me produktet e tyre dhe afat të skaduar", është shprehur Grapci për gazetën "Kosova Sot". Ai tutje shtoi: "Unë mendoj që jeni ra në grackë pa kthim. Dalja nga klanet mafioze të Serbisë do të jetë e vështirë për ju. Sa i përket refuzimit të lejes për ndërtimin e projektit intenziv për hotel dhe qendër tregtare të investitorit privat, Ruzhdi Kadriu, që është dashur të ndërtohet në tokën e tij private, unë mendoj që Baton Haxhiu së bashku me Shpend Ahmetin nuk kanë të drejtë të përzihen në tokën e dikujt, prandaj e kam një porosi për Baton Haxhiun: "I nderuar nuk ke të drejtë të përzihesh në pronat private, ndryshe do të kesh pasoja nga ligji. Sa i përket viktimës se dëmtuar, në këtë rast z. Ruzhdi Kadriut, unë e kam një fjali për të:"Mos ke frikë, sepse ajo çka ke planifikuar ta ndërtosh do të ndodhë dhe askush nuk ka drejtë të ta ndalojë ndërtimin e një qendre tregtare në tokën tënde, sepse këtë e ke të garantuar me ligj dhe me Kushtetutë të këtij vendi", përfundoi analisti Dardan Grapci.

Image

 

Mehmeti: Mosdhënia e lejes për ndërtim Ruzhdi Kadriut ka ardhur si presion nga "Devollët"

Analisti politik Faton Mehmeti thotë se me zhvillimet e fundit, që kanë si protagonist Shpendin, fill pas aferës në Jahtin e Devollëve po dalin në pah shumë të vërteta, të cilat qytetarët nuk i kanë ditur, e që shkojnë edhe deri te ngulfatja e qëllimshme e veprimtarisë apo projekteve për veprim në interes të gjerë publik, të bizneseve që nuk janë të lidhura me politikën dhe nuk ia mbajnë"zhagun" as politikës në nivel lokal dhe as asaj të nivelit qendror. "Mosdhënia e lejes për ndërtim Ruzhdi Kadriut ka ardhur si presion nga 'Devollët', të cilëve duhet t'u jepte 3 hektarë tokë, si shpërblim për mbështetje për t'u zgjedhur kryetar i Prishtinës. Mungesa e zhvillimit të Prishtinës ka ardhur si rezultat i oligarkëve "Devolli", të cilët kanë shfrytëzuar pushtetin e parasë për të "shantazhuar" e paguar Shpendin që atyre t'u jepet hapësirë e zhvillimit të bizneseve, duke mbytur kështu konkurrencën e lirë ne treg", ka theksuar analisti Mehmeti. Sipas tij, Shpendi duhet të hetohet edhe për lidhjet me grupin e banditëve të Zagrebit, me ishkryetarin Bandiq, që ishte burgosur e hetuar në Zagreb për afera korruptive. Sidoqoftë, Mehmeti pret që pas deklarimit të hapur të Albin Kurtit në Kuvend, për lidhjet e Shpendit me Devollët, ndarja me ish-strukturën e FER-it në"Vetëvendosje"është e pashmangshme. "Përplasjet e fundit në VV mes Albinit dhe Shpendit pritet të thellohen edhe më shumë, aq sa mund të ketë ndarje të saj, por para se gjithash është i nevojshëm hetim i pavarur për të gjitha këto çështje të përfolura dhe kushdo që ka bërë veprime në dëm të interesave të qytetarëve të hetohet dhe të japë përgjegjësi. Kosova ka nevojë për të ndërtuar mekanizma, të cilët do të hetojnë çdo lloj dyshimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Shpendi dhe Devollët duhet të ndalohen së zhvaturi shtetin, në dëm të qytetarëve, oligarkët duhet të ndalohen", ka theksuar Mehmeti. Sipas tij, nëse nuk ndalohen, Kosova do të fundoset shpejt

Image

Zeqa: Çështja serioze kërkon hetim të drejtë dhe të pavarur nga organet e shtetit!

Analisti politik Florim Zeqa vlerëson se një kryetar komune duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme ndaj të gjithë qytetarëve, t'i trajtojë në mënyrë të barabartë kërkesat e tyre, siç vepron një kryefamiljar i mirë. Por, sipas tij, këtë parim nuk po e respekton, por po e shkel seriozisht kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti."Të vërtetën e hidhur që e zbuloi vetë kryetari i Prishtinës në një televizion vendor për bllokimin dhe refuzimin e qëllimshëm të lejes së ndërtimit për projektin investiv për hotel dhe qendër tregtare të investitorit privat Ruzhdi Kadriu, për të ndërtuar hotelin e mirënjohur, brend amerikan, në tokën e vet private në qendër të Prishtinës, ku nuk pengon askënd në fqinjësi, përveçse veprim i kundërligjshëm e kundërkushtetues, paraqet rënien në nivelin më të ulët të hakmarrjes primitive e mercenare ndaj qytetarëve që mendojnë ndryshe dhe nuk janë pjesë e klanit politik të cilit i përket ai, por që si kryetar e ka për detyrim t' u shërbejë në pajtim me ligjin dhe pa asnjë dallim selektiv. Pa dyshim, se para skandalit të "jahtit" me Devollët e inkriminuar, skandali i qumështit pluhur kanceroz nga Çërnobili, skandali i autobusëve me cilësinë e ulët dhe çmimet e shtrenjta (të fryra), për Shpend Ahmetin po na del të jetë edhe skandali i dhënies së lejeve të ndërtimit sipas preferencave partiake, lidhjeve nepotike dhe aferave korruptive e mercenare me kompanitë e inkriminuara", është shprehur analisti Florim Zeqa. Ai thotë se nga momenti që Shpend Ahmeti e ka pranuar prezencën e tij (jo të parë) në jahtin e Devollëve nuk konsiderohet më çështje hipotetike, sikurse fakti që ka pranuar për bllokimin e projektit investiv për hotel dhe qendër të madhe tregtare në mbi 5 hektarë të tokës publike komunale tek Pallati i Rinisë nuk është më shpifje as intrigë ndaj tij, siç trumbetojnë disa nga mbështetësit dhe sejmenët e tij të manipuluar prej tij, por është çështje që kërkon hetim të drejtë dhe të pavarur nga organet kompetente të shtetit për të vërtetuar të gjitha (pa)ligjshmëritë e mundshme në qeverisjen trevjeçare në komunën e Prishtinës. Profesori i së drejtës, Riza Smaka, krejt këtë situatë e ndërlidhë me atmosferën e përgjithshme të krijuar me mosfunksionimin e ligjit dhe të drejtësisë në Kosovë, e që është pasojë dhe refleksion nga mënyra se si funksionon qeverisja në nivelin qendror dhe tutje teposhtë deri në nivelin lokal. "Në vendin tonë, përderisa shteti të mos jetë funksional, efikas dhe efecient sistemi i drejtësisë, vështirë mund të pritet realisht një kthesë e mbarë në drejtim të sundimit të së drejtës, e nëpërmjet saj luftimi serioz i të gjitha formave aktuale të korrupsionit në administratën publike komunale, prokurori e gjykata, e mbi të gjitha në nivele të strukturave pushtetare, të cilat, praktikisht, në masë të madhe, i drejtojnë aktivitetet e shumta e të ndryshme të paligjshme, të cilat e dëmtojnë rëndë interesin publik, paranë publike dhe statusin edhe ashtu të rënduar të qytetarit", theksoi Smaka për "Kosova Sot". Gazeta i ka dërguar pyetje edhe kreut të komunës, z. Shpend Ahmeti, lidhur me çështjen, por nuk ka marrë një përgjigje konkrete për bllokimin e investimit qindramilionësh e po kështu as kompania "Devolli" e as të apostrofuarit e tjerë në këtë shkrim nuk kanë kthyer përgjigje, me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të tyre si dhe telefonatat e bëra.

(Kosova Sot)