Kiflet e Shpendit hidhen nëpër tokë para se t`i hanë fëmijët!

  • 24 April 2017 - 19:11
Kiflet e Shpendit hidhen nëpër tokë para se t`i hanë fëmijët!

Si edhe në çdo shkollë në Komunën e Prishtinës, ashtu edhe në shkollën fillore “ Meto Bajraktari”, po shpërndahen çdo ditë kifle nga komuna e Prishtinës për nxënësit. Mirëpo, prindërit po ngrisin dyshimet se cila është cilësia e këtyre kifleve dhe sidomos pastërtia e tyre?

Fotoja më poshtë ju vërteton edhe njëherë që kryetari i komunës po i  rrezikon nxënësit me kifle të hedhura nëpër tokë!

Gazeta “Kosova Sot” ka siguruar një foto ku shihet se si fillimisht kiflet hidhen në korridoret e shkollës, e më pastaj u jepen nxënësve për t`i ngrënë.

Pavarësisht se është raportuar shumë herë për mungesë të pastërtisë së ushqimit që po shpëndahet nëpër shkolla për nxënësit, kryetari Shpend Ahmeti nuk po merr masa ndaj këtij akti, i cili mund të rrezikoj shëndetin e fëmijëve.

(Kosova Sot)