Haxha: Z-Mobile i shkaktoi PTK-së 20 milionë euro humbje me SIM2SIM

  • 25 April 2017 - 08:13
Haxha: Z-Mobile i shkaktoi PTK-së 20 milionë euro humbje me SIM2SIM

Ish-drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha, ka thënë se PTK, me dukurinë SIM2SIM, ka humbur rreth 20 milionë euro.

E tërë kjo dukuri, sipas Haxhës, ka ndodhur pasi në treg ka hyrë operatori virtual “Z-Mobile”.

“PTK ka humbur rreth 1 milion euro në muaj me dukurinë SIM2SIM. Nga hetimi që është zhvilluar ka dalë se nga 10 numra të Z-Mobile, 9 kanë dalë se kanë përdorur dukurinë SIM2SIM”, ka thënë Haxha në një emision televiziv.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij si kryeshef i PTK-së ia ka dalë që, së bashku me Policinë e Kosovës, të ndalojë këtë dukuri.

Dukuria SIM2SIM është vjedhje e trafikut të një operatori telefonik.

(Kosova Sot)