BE ia jep edhe një shansë Erdoganit

  • 25 April 2017 - 09:44
BE ia jep edhe një shansë Erdoganit

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johnnes Hahn u shpreh sot se një vlerësim i plotë i marrëdhënieve mes BE-së dhe Turqisë do të ishte i nevojshëm, ndoshta dhe një ripërkufizim pas referendumit që i dha kompetenca më të zgjeruara presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“Është koha e përshtatshme që të zhvillojmë një debat vendimtar për marrëdhëniet BE-Turqi”, u shpreh Hahn për median në Bruksel, sipas propozimeve të raportuara nga kabineti i tij.

”Situata e tanishme nuk është e qëndrueshme as për Turqinë, as për ne”, shtoi komisioneri evropian.

“Është koha e duhur për një vlerësim të plotë të marrëdhënieve BE-Turqi, dhe ndoshta një rokonturim”, saktësoi ai.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE, që do të mblidhen të premten në Maltë, kanë parashikuar për të diskutuar marrëdhëniet me Ankaranë në sfondin e referendumit të 16 prillit që shënoi një fitore të ngushtë me 51,4 për qind të votave, nga kampi i presidentit Erdogan.

(Kosova Sot)