Live: KPK-ja zgjedh zëvendëskryesuesin e ri (Video)

  • 25 April 2017 - 10:16
Live: KPK-ja zgjedh zëvendëskryesuesin e ri  (Video)

 Në takimin e KPK-së anëtarët  me  9 vota  për dhe 1 kundër  zgjedhen  Arben Ismajlin zëvendëskryesues të  KPK-së  ngase kryesuesit  të  deritanishëm  Idain Ismajlit i kalon mandati  me  26 prill. Ismajli ishte i vetmi kandidat për zëvendëskryesues të KPK-së, ndërsa votoi edhe vetë për veten.

Ismajli në pozitën e zëvendëskryesuesit të KPK-së është zgjedhur për një mandat trevjeçar, ndërsa zgjedhja e tij hyn në fuqi më 27 prill.

Ai është anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës që nga 1 janari i vitit 2016. Ai më herët ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm dhe atë të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

KPK po ashtu   themeloi komisioni për rishqyrtim .

KPK unanimishtë  miratoi  memorandumin e mirëkuptimit në mes të KPK dhe KGJ-së  që ka të bëjë me dhënjën në  shfrytëzim të një objekti të prokurisë themelore  në Pejë e  cila ka kaluar në objektin e ri.

 

(Kosova Sot)