Gashi: Këshilltarët komunalë në alarm

  • 25 April 2017 - 16:21
Gashi: Këshilltarët komunalë në alarm

Këshilltari i Komunës së Prishtinës, Agim Gashi, udhëheqës i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, tha se nuk kishte besuar asnjëherë se mund të ketë lidhje të tilla në mes të një kryetari dhe subjektit të tij me biznese të dyshimta, siç po ndodh me Shpend Ahmetin dhe partinë e tij, sepse ata pikërisht e fituan Prishtinën duke e gënjyer elektoratin se "janë për ndryshime, se do ta ndryshojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës duke e kthyer atë në jetë të ëndrrave,"në parajsë". 

Këshilltari Gashi pyet se kush ka besuar se do t'u imponojnë nxënësve ushqim të njëllojtë çdo ditë dhe qumësht të prodhuar nga koncentrati. Kush ka besuar se do të provojnë që industrinë e ndërtimit ta monopolizojnë duke favorizuar një kompani e cila do të ndërtonte mbi dhjetë mijë apartamente - një qytet të tërë, kush ka besuar se Shpend Ahmeti nuk do bashkëpunonte fare me Kuvendin, se do bllokonte ndërmarrjet komunale, se do bënte shkelje ligjore në procedurat e shpenzimit të buxhetit, kush ka besuar se ai dhe qeveria e tij brenda mandatit të mos mund të stabilizoheshin në qeverisjen e kryeqytetit, kush ka besuar se nuk do ndërtojnë asnjë objekt shkollor dhe kush ka besuar në këtë nivel të keqmenaxhimit të Prishtinës....?".

(Kosova Sot)