Daçiq: Deklaratat për bashkimin e shqiptarëve, shqetësuese

  • 25 April 2017 - 18:07
Daçiq: Deklaratat për bashkimin e shqiptarëve, shqetësuese

Ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Estonisë, Ivica Daçiq dhe Sven Mikset kanë deklaruar se deklaratat për bashkimin e shqiptarëve “shqetësuese”.

Më pas ministri estonez, pas takimit me Daçiqin ka thënë se Estonia mbështetë zgjerimin e BE=së dhe së bashku më anëtarët e tjerë do të punojnë për të arritur qëndrueshmëri, të begatë për Evropën, rajon paqësor dhe qëndrueshmëri të Ballkanit Perëndimor.

Mikset, tha para gazetarëve se zhvillimet e fundit në rajon, si presidenca e Estonisë ashtu edhe Këshilli i BE-së, kanë bërë të ditur se nuk duhet te ketë deklarata nxitëse që e minojnë stabilitetin e rajonin.

 Më pas Daçiq ka thënë se kishte biseduar me Miksen, se deklarata për bashkimin e shqiptarëve jo vetëm që ishin shqetësuese dhe të pamatura, por edhe të rrezikshme për gjithë rajonin. 

(Kosova Sot)