Melania dhe Ivanka Trump, si ujku e dhia!

  • 25 April 2017 - 20:14
Melania dhe Ivanka Trump, si ujku e dhia!

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë refuzoi thashethemet se midis gruas dhe vajzës së madhe të presidentit Trump mbretëron një situatë konfliktesh, duke thënë se ato janë shumë të afërta mes vete,transmeton gazeta Kosova Sot.
Melania dhe Ivanka thuhet ta kenë një raport tepër të ftohtë midis tyre, derisa vajza e madhe e presidentit shpesh e ka luajtur rolin e Zonjës së parë, për shkak të mungesës së Melanias. Dy burime anonime thonë të kenë vërejtur se dy femrat më me rëndësi në jetën e presidentit nuk kalojnë mirë midis tyre. Edhe pse një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i mohoi këto fjalë, duke thënë se dy gratë gjithmonë kanë qenë të afërta midis tyre, raporti i ftohtë mund të dalë nga fakti që Ivanka disi ia ka vjedhur Melanias atë që i takon si zonjë e parë.
Viktimë e shumë kritikave në shtyp
Në një artikull të botuar në revistën "Vanity Fair", që merret me jetën private të Melanias, thuhet se raporti i ftohtë i saj me Ivankan është konfirmuar nga dy burime anonime, si në fushën e modës, po ashtu edhe të lajmeve. Melania ishte bërë viktimë e shumë kritikave në shtyp, pas publikimit të vendimit të saj që të vazhdonte të qëndronte në Nju-Jork me të birin Barron edhe pasi Donald ishte zhvendosur në Shtëpinë e Bardhë. Ivanka, në anën tjetër, shpejt e shpejt përgatiti tre fëmijët e vet dhe burrin, Jared Kushner, për t'u vendosur në një shtëpi me vlerë 5.5 milionë dollarë, në lagjen ekskluzive, Kalorama. 
Melania është e gatshme që ta marrë vendin që i takon
Vajza e Parë, e cila javën që vjen do të shkojë në Gjermani në emër të presidentit, për t'i nderuar viktimat e Holokaustit, gjithmonë ia ka mbajtur anën të atit. Përkundër asaj që e ka baba, gjë që nënkupton edhe një mbështetje nga ana e saj, Ivanka ka qenë më shumë se kaq, duke e mbështetur dhe përkrahur të atin në çdo vendim dhe veprim. Për këtë shkak, pasi që Melania nuk mori përsipër detyrat e Zonjës së parë, ishte evidente se ato menjëherë do t'i përvetësonte Ivanka. Që nga ajo kohë, biznesmenja 35-vjeçare është parë në takime të biznesit me kinezë, si dhe ka shoqëruar të atin në disa udhëtime jashtë vendit. Por, tani duket se Melania është e gatshme që ta marrë vendin që i takon, përkrah burrit të saj. Ajo shihet gjithnjë e më shpesh afër tij.  
 

(Kosova Sot)