Grapci: Importin e dyshimtë nuk ka kush e ndal

  • 25 April 2017 - 21:54
Grapci: Importin e dyshimtë nuk ka kush e ndal

Ndonëse sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë vlerësohet se prodhohen 300 milionë litra qumësht në vit nga 180 mijë lopë qumështore, shifrat e rezervuara nga importi i qumështit pluhur janë alarmante.

Image

 

 Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci tha se qumështi pluhur, i cili është duke ardhur nga Çernobili i Ukrainës, me të vërtetë është rrezik për jetën e njeriut, duke e marrë parasysh që në Çernobil ka pasur rrezatime që edhe sot kanë efekt."Prandaj, institucionet doganore duhet që sa më parë të marrin masa për parandalimin e këtij qumështi pluhur në Kosovë, përmes korporatës "Devolli", pasi këtë qumësht pluhur e përziejnë me qumështin bio të lopës që e marrin nëpër fshatrat e Kosovës", tha ai. Grapci thotë se është për të ardhur keq se si njerëzit që janë në pushtet po i manipulojnë drejtorët, mësuesit edhe prindërit e fëmijëve që ta përdorin qumështin "Vita", duke e ditur që brenda asaj pakoje ka edhe qumësht pluhur nga Ukraina, i cili është kancerogjen dhe u bën dëm fëmijëve në shëndet."Por, derisa kjo Qeveri as vetë nuk është duke e zbatuar ligjin, ky produkt nga Ukraina, biznesmenët e inkriminuar dhe biznesmenët të cilët bëjnë pazare me bizneset serbe do të vazhdojnë me këtë invazion", potencoi ai. Analisti Grapci është i mendimit se, për t'u ndërprerë i gjithë ky skandal që po ndodh në Kosovë nga kompania "Devolli" dhe biznesmenë të tjerë, duhet që Kosova ta ndryshojë Qeverinë aktuale dhe ta krijojë një Qeveri të re, në të cilën besoj që do të hyjnë njerëzit që kanë moral dhe respekt, së pari për fëmijët dhe pastaj për qytetarët e vendit

(Kosova Sot)