Njësia speciale evakuon deputetët dhe gazetarët nga Kuvendi i Maqedonisë

  • 27 April 2017 - 23:25
Njësia speciale evakuon deputetët dhe gazetarët nga Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvend për momentin policia speciale po zhvillon aksion për evakuimin e gazetarëve dhe deputetëve që ishin të ngujuar në hapësirat e Kuvendit.

Policia fillimisht po evakuon deputetët e LSDM-së për të cilët tha se janë të lënduar, dhe më pas vjen radha për evakuimin e gazetarëve. 

Në këto momente është duke u zhvilluar evakuimi i gazetarëve nga godina e Kuvendit. Policia ka krijuar një korridor përmes të cilit po kryen edhe evakuimin e gazetarëve të ngujuar

(Kosova Sot)