Artan Grubi tregon për gjendjen shëndetësore të Zijadin Selës

  • 27 April 2017 - 23:34
Artan Grubi tregon për gjendjen shëndetësore të Zijadin Selës

Deputeti BDI-së Artan Grubi përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se të gjithë deputetët shqiptar dhe maqedonas janë evakuar

“Të gjithë deputetët shqiptar bashkë me shumë koleg maqedonas u evakuam nga ndërtesa e Kuvendit dhe u vendosëm në vend të sigurt. Ziadini është në spital ndërsa të tjerët janë më lehtë të lënduar.

Ju lus të përmbaheni, të mbani qetësi dhe të mos provokoheni nga kjo marrëzi.”, shkruan Artan Grubi, deputeti nga rradhet e BDI-së.

(Kosova Sot)