Mustafa: Demarkacionin e procedojmë kur t’i kemi votat

  • 29 April 2017 - 16:10
Mustafa: Demarkacionin e procedojmë kur t’i kemi votat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se janë në bisedime me partnerin e koalicionit, subjektet e tjera politike në vend dhe Listën Serbe për të parë gjasat nëse ata do të jenë në kuvend në ditën kur do të sillet për ratifikim marrëveshja e demarkacionit.

“Ne do ta procedojmë në Kuvend në momentin qe e kemi të sigurtë se do ta kapërcejmë”, ka thënë Mustafa nga Dragashi, ku bëri një përurim të një rruge.

(Kosova Sot)