BE-ja aprovon udhëzimet për Brexit

  • 29 April 2017 - 17:50
BE-ja aprovon udhëzimet për Brexit

Liderët e Bashkimit Evropian unanimisht kanë vendosur për udhëzimet për negociatat në lidhje me bisedimet për Brexit me Britaninë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, përmes Twitter ka deklaruar që mandati politik i drejtë është gati.

27 liderët kanë aprovuar unanimisht udhëzimet që fillimisht ishin paraqitur nga Tusk më 31 mars.

Bisedimet me Britaninë fillojnë pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend, të cilat do të mbahen më 8 maj.

(Kosova Sot)