Rusët kërkojnë dorëheqjen e Putin, dhjetëra protestues arrestohen (Foto)

  • 29 April 2017 - 20:59
Rusët kërkojnë dorëheqjen e Putin, dhjetëra protestues arrestohen (Foto)

Banorë të Moskës po dorëzojnë pranë zyrave të administratës presidenciale letra ku i kërkojnë presidentit Vladimir Putin që të mos garojë për një mandat të katërt në krye të Rusisë.

Kjo formë proteste, e shoqëruar me parullën “na ka ardhur në majë të hundës”, është organizuar nga lëvizja “Open Russia”, e themeluar nga Mikhail Khodorkovsky, ish-oligark dhe armik i Putin.

Në manifestimin e mbajtur pranë selisë së Kremlinit nuk kanë marrë pjesë shumë persona, ndërsa policia ka qenë e pranishme masivisht dhe përmes megafonëve ka përsëritur se protesta nuk ishte e autorizuar.

Ndërkohë, në Shën Peterburg, policia ka ndaluar persona të shumtë të cilët po merrnin pjesë në një protestë të ngjashme, edhe kjo e paautorizuar.

Sipas lëvizjes “Open Russia”, të ndaluarit janë rreth 50 vetë, ndërkohë që 15 të ndaluar të tjerë llogariten në Kemerovo, qendër minerare e Siberisë perëndimore.

(Kosova Sot)