Erdogan s’ndalet, thotë se do t’i vazhdojë sulmet brenda territorit sirian dhe irakian

  • 30 April 2017 - 12:18
Erdogan s’ndalet, thotë se do t’i vazhdojë sulmet brenda territorit sirian dhe irakian

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se vendi i tij mund të ndërmarrë veprime tjera ushtarake kundër militantëve kurdë në Irak dhe Siri, duke thënë se përkrahja e SHBA-së për grupe të tilla duhet të marrë fund patjetër.

Ai ka thënë më tej se do ta diskutojë këtë çështje në një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, muajin e ardhshëm.

SHBA-ja ka ofruar mbrojtje nga ajri dhe përkrahje tjetër për forcat kurde që luftojnë kundër ISIS-it.

Turqia, anëtare e NATO-s, i sheh forcat kurdo-siriane si shtrirje të kryengritjes kurde në Turqi.

Javën e kaluar, Turqia kreu sulme ndaj caqeve kurde në Siri dhe Irak.

Që nga atëherë, trupat amerikane janë duke patrulluar në kufirin e tensionuar.

“Ne do të jemi të detyruar që t’i vazhdojmë ofensivat. Nuk tregojnë datë apo kohë se kur do ta bëjmë. Por ata e dinë se ushtria turke do t’iu vijë,” ka thënë Erdogan.

(Kosova Sot)