21-vjeçari godet me thikë një person në Durrës, policia zbardh ngjarjen

  • 30 April 2017 - 12:48
21-vjeçari godet me thikë një person në Durrës, policia zbardh ngjarjen

Policia e Durrësit ka zbardhur plagosjen e ndodhur në Durrës mëngjesin e sotëm, ku një 42-vjeçar është goditur me thikë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 42-vjeçari me iniciale E.H është gjetur nga Efektivet e Patrullës së Rendit Publik, gjatë kryerjes së shërbimit, rreth orës 00:40 në rrugën "Taulantia" në trotuar.

Menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Mësohet sesi aturo i ngjarjes është vënë në pranga 21-vjeçari, Fatjon Kovaçi nga Durrësi.

(Kosova Sot)