Djali i vogël e mund leukeminë, falë terapisë për të rritur

  • 19 May 2017 - 19:38
Djali i vogël e mund leukeminë, falë terapisë për të rritur

Tash e pesë vjet nuk ka shenja të kësaj sëmundjeje

Një djalë i cili është mjekuar me një trajtim unik kundër kancerit, të papërdorur ndonjëherë te fëmijët, tash e pesë vjet nuk ka shenja të kësaj sëmundjeje, prandaj konsiderohet i shëruar. Blue Tobin, nga Dover, ishte shpallur hero nga familjarët e fëmijëve të tjerë, të prekur nga kanceri, pasi ai u bë fëmija i parë që u trajtua me një terapi tepër toksike, faktikisht me një dozë të dyfishtë të kimioterapisë. Pasi ishte diagnostikuar me leukemi akute mieloide, mjekët i kishin bërë djalit dy trajtime me kimioterapi,por pa sukses. Ata nuk dinin më çka mund të bënin për djalin e vogël, trasmeton gazeta Kosova Sot

Djali nuk kishte shumë gjasa që t'i mbijetonte kësaj terapie

Por, mjekët në spitalin mbretëror Marsden, në Londër, dolën me një propozim të fundit, i cili do të mund ta shpëtonte djalin. Tani, pas pesë vjetësh pa shenja të sëmundjes, ai konsiderohet i shëruar. Ai ishte trajtuar me një kombinim tepër toksik të ilaçeve kimioterapeutike, të cilat më parë ishin përdorë vetëm te të rriturit. Nënës së djalit Blue, Francesca Waite, mjekët i kishin thënë troç, se djali nuk kishte shumë gjasa që t'i mbijetonte kësaj terapie. Ajo tregon sesi, pas këtij lajmi, kishte qëndruar çdo moment afër të birit, ku gjatë natës nuk e kishte lëshuar asnjëherë nga përqafimi, meqë i dukej se, po ta lëshonte nga përqafimi, sëmundja do t'ia merrte menjëherë. 

Shumë prindër e falënderojnë nënën e djalit

Dhe, pas disa javëve me këtë terapi të vështirë, Blue ishte në gjendje që të trajtohej me qelizat embrionale. Tani, ilaçet që e kanë shpëtuar atë, janë duke iu dhënë edhe fëmijëve të tjerë, të prekur nga kanceri. Shumë prindër e falënderojnë nënën e djalit, por edhe djalin, për faktin që pranuan dhe rrezikuan që djali të trajtohej me atë terapi, meqë ajo terapi tani mund t'ua shpëtojë jetën edhe fëmijëve të tjerë, në nevojë. 

(Kosova Sot)