Kolegjet që kanë 'prodhuar' numrin më të madh të milionerëve dhe miliarderëve

  • 19 May 2017 - 20:19
Kolegjet që kanë 'prodhuar' numrin më të madh të milionerëve dhe miliarderëve

Nuk ka diplomë që mund t'ua sigurojë se do të bëheni të pasur. Por, përkundër kësaj, ka disa kolegje të cilat dallohen për faktin se shumë ish- studentë të tyre janë bërë pasanikë të mëdhenj.

1. Universiteti "Harvard" Lloyd Blankfein, shef ekzekutiv i "Goldman Sachs", gjenerata e vitit 1975. Numri i studentëve milionerë të këtij kolegji: 1,906 Pasuria e përgjithshme e tyre: 811 miliardë dollarë

2. Universiteti i Pensilvanisë Elon Musk, bashkëthemelues i "PayPal" dhe themelues dhe shef ekzekutiv i "Tesla" dhe "SpaceX", gjenerata e vitit 1997. Numri i studentëve milionerë të këtij kolegji: 832 Pasuria e përgjithshme e tyre: 369 miliardë dollarë

3. Universiteti "Columbia" Warren Buffett, investitor, filantrop dhe kryesues i "Berkshire Hathaway", gjenerata e vitit 1951. Numri i studentëve milionerë të këtij kolegji: 578 Pasuria e përgjithshme e tyre: 307 miliardë dollarë

4. Universiteti Nju- Jork Aktorja dhe filantropja Angelina Jolie, gjenerata e vitit 1993. Numri i studentëve milionerë të këtij kolegji: 488 Pasuria e përgjithshme e tyre: 155 miliardë dollarë

5. Universiteti "Stanford" Peter Thiel, bashkëthemelues i "PayPal" dhe partner themelues i fondit, gjenerata e viteve 1989 dhe 1992. Numri i studentëve milionerë të këtij kolegji: 466 Pasuria e përgjithshme e tyre: 404 miliardë dollarë

6. Instituti i teknologjisë në Masaçusets (MIT) Drew Houston, themelues dhe shef ekzekutiv i "Dropbox", gjenerata e vitit 2005. Numri i studentëve milionerë të këtij kolegji: 375 Pasuria e përgjithshme e tyre: 215 miliardë dollarë

7. Universiteti i Çikagos Evan Sharp, bashkëthemelues dhe shef i "Pinterest", gjenerata e vitit 2005. Numri i studentëve milionerë të këtij kolegji: 371 Pasuria e përgjithshme e tyre: 93 miliardë dollarë

8. Universiteti "Northwestern" Ginni Rometty, kryesues, president, dhe shef ekzekutiv i IBM, gjenerata e vitit 1979. Numri i studentëve milionerë të këtij kolegji: 365 Pasuria e përgjithshme e tyre: 80 miliardë dollarë

9. Universiteti "Yale" Ish- sekretarja e shtetit dhe ish- zonja e parë e SHBA-së, Hillary Clinton, si dhe burri i saj, ish- presidenti, Bill Clinton, që të dy gjenerata e vitit 1973. Numri i studentëve milionerë të këtij kolegji: 360 Pasuria e përgjithshme e tyre: 156 miliardë dollarë

10. Universiteti "Princeton" Jeff Bezos, themelues dhe shef ekzekutiv i "Amazon", gjenerata e vitit 1986. Numri i studentëve milionerë të këtij kolegji: 330 Pasuria e përgjithshme e tyre: 188 miliardë dollarë.

(Kosova Sot)