Artan Lame do të zëvendësohet me një person teknik nga PD, por ai ka një dilemë...!

  • 19 May 2017 - 22:07
Artan Lame do të zëvendësohet me një person teknik nga PD, por ai ka një dilemë...!

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ranë dakord për një marrëveshje të madhe politike, që parashikonte jo vetëm ndryshime në qeveri; por opozita do të propozojë edhe kandidaturat për 5 drejtori, OSHEE, ALUIZNI, Hipotekat, Burgjet dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Për Artan Lamen, drejtor i ALUIZNI-t, largimi nga institucioni që drejton është konsideruar një dilemë pa zgjidhje. Për vetë faktin, sepse, Lame gjithmonë është konsideruar një njeri teknik dhe aspak politik.

Sipas tij, kur emri i diskutohej në Partinë Socialiste, kishte gjithmonë nga ata, që e konsideronin vetëm një njeri teknik dhe jo politik. Me sa duket, u desh marrëveshja politike Rama-Basha që të kuptonte se ishte njeri politik dhe jo teknik.

“Kur emri im diskutohej në Partinë Socialiste, kishte gjithmonë nga ata që më konsideronin vetëm njëri teknik dhe jo politik. U desh marrëveshja Rama-Basha, që të kuptoja se isha njeri politik dhe jo teknik”, u shpreh Artan Lame për Opinion.al.

Mirëpo, me shumë mundësi, Artan Lame ende nuk e ka zgjidhur dilemën nëse është njeri teknik apo politik në Partinë Socialiste.

(Kosova Sot)