Ilir Meta i “del përpara” PD-së... dhe tregon se ku do ta gjejnë shqiptarët “Republikën e Re”

  • 19 May 2017 - 22:25
Ilir Meta i “del përpara” PD-së... dhe tregon se ku do ta gjejnë shqiptarët “Republikën e Re”

Ilir Meta ka deklaruar se Republika e Re, një terminologji e përdorur për 3 muaj në çadrën e opozitës, në fakt gjendet tek lista e deputetëve të LSI-së në Tiranë.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Presidenti i zgjedhur Meta ka deklaruar se tashmë ai do të kontribuojë si anëtar i LSI-së derisa të zgjidhet zyrtarisht në krye të shtetit.

“Tani jam anëtar i LSI, do shkoj të them votoni Klajdën, Kejdin, Ardit Çelën, listën e Tiranës, se kjo është tamam Republika e Re, merreni shikojeni listën e Tiranës, dhe ju bëj thirrje të gjithë partitë që kanë njerëz të rinj t’i cojnë në Parlament që të mos zihen më që jo ka qenë i dënuar etj. Të zgjidhen këto probleme”

(Kosova Sot)